Protestë e ashpër kundër klubit të Juventusit nga ultrasit bardhezinj.
Mbrëmjen e së mërkurës, grupi historik “Viking” shfaqi dy pankarta jashtë stadiumit “Allianz” në Torino. Në të parën lexohet ky mesazh: “Ekipi u shkatërrua dhe një stadium rri kot… Agnelli dhe Pairetto, dizastro perfekte”.
Në të dytën kishte fjalë të organizuara në mënyrë specifike, që kishin të bënin veçanërisht me mbështetësit e organizuar, konfliktet e brendshme midis grupeve ultras dhe pjesës tjetër të mbështetësve bardhezinj. /Demokracia.com