Sport
Tifozët po e “braktisin” Barcelonën, “Camp Nou” nuk mbushet as gjysmë ndaj Celta Vigos
Demokracia
21:56 | 10 Maj 2022

Share:

Barcelona për shkak se ka humbur gjasat moti kohë për të triumfuar në La Liga këtë edicion nuk po gjenë përkrahje të madhe nga tifozët e saj në stadiumin “Camp Nou”.

“Katalunasit” janë duke u përballur sonte me Celta Vigon në kuadër të javës së 36-të kampionale në stadiumin “Camp Nou”, shkruan Demokracia.com.

Sipas raportimeve dhe pamjeve, shihet një numër jo i madh i të pranishmëve në stadium në përkrahje të klubit katalunas.

Thuhet se të pranishëm në shkallët e stadiumit “gjigant” janë rreth 45 mijë tifozë, që i bie se as gjysma e kapacitetit që posedon stadiumi nuk është i mbushur.

Stadiumi i Barcelonës ka kapacitet prej 99 mijë e 354 ulësve dhe në këtë sfidë nga pamjet duket më shumë i boshatisur sesa i mbushur me mbështetës.

Rezultati aktual është 0:0 kur po rrjedh minuta e 29-të e ballafaqimit./Demokracia.com/

Të ngjashme