Sport
Tifozët nisin të zënë vendet në stadium, më shumë se një orë para duelit Zvicër – Kosovë
Demokracia
16:53 | 29 Mars 2022

Share:

Kur kanë mbetur më shumë se një orë deri në sinjalizimin e parë të gjyqtarit kryesor për ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosovës, tifozët kanë nisur të zënë vendet e tyre të rezervuara në shkallët e stadiumit.

Zvicra dhe Kosova zhvillojnë ndeshjen e fundit miqësore në muajin mars, duke nisur nga ora 18:00, raporton Demokracia.com.

Një numër jo shumë i madh i tifozëve veçse kanë hyrë në stadium, ndërsa numri pritet të rritet në minutat në vazhdim.

Tifozët shqiptarë kanë vendosur flamujt kombëtar dhe ata të Kosovës në tribuna, e disa nga tifozët shihen me plisa në kokë, simbolin kombëtar shqiptar.

Para disa çastesh u publikuan edhe formacionet zyrtare të dy skuadrave përfaqësuese.

Gjithçka gati në Cyrih: Zvicra – Kosova, formacionet zyrtare

Alain Giresse, përzgjedhësi i “Dardanëve” ka vendosur për një formacion ndryshe nga përballje e pesë ditëve më parë me Burkina Fason.

Për “Helvetikët” startojnë dy futbollistë me prejardhje nga Kosova. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do luajnë nga minuta e parë, ndërsa Andi Zeqiri e “nxehë” stolin./Demokracia.com/

Të ngjashme