Sport
Tifozët “Kuq e Zi” reagojnë pasi u hoq mbrëmë fotografia e Adem Jasharit: Lobimi serb po punon fort
Demokracia
16:47 | 29 Mars 2021

Share:

Shqipëria mbrëmë ka zhvilluar një ndeshje kundër Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kombëtarja kuqezi pësoi humbje me rezultat 0:2, por një detai tjetër që la shije të hidhur ishte heqja e koreografisë nga stadiumi “Air Albania”, ku shihej fotografia e heroit kombëtar Adem Jashari, shkruan Demokracia.com.

Largimi u tha se u bë me kërkesë të zyrtarëve të UEFA-së, derisa sot ka ardhur një reagim nga ana e “Tifozave Kuqezi” të cilët edhe e kishte vendosur koreografinë.

Ja reagimi i plotë i TKZ

REAGIM!

Përpara zhvillimit të ndeshjes së djeshme Shqipëri vs Angli vendosëm të përgatisnim një koreografi me anë të së cilës jo vetëm që donim t’ju jepnim zemër çunave por edhe të përfaqësonim të gjithë ata shqiptarë që do të donin të ishin në krah të Kombëtares në një kohë kur prezenca fizike nuk ju lejohet.

Me anë të mesazhit “Me sytë dhe zemrën te ju” u treguam djemve se ishim me ta si në çdo ndeshje tjetër.

Po ashtu, bashkë me këtë mesazh zgjodhëm të “ulnim” në shkallët e stadiumit pesë heronj të historisë tonë. Por pasi kjo koreografi u shpalos në stadium dhe ne na larguan për arsye sigurie, UEFA kishte nisur ispektimin e koreografisë.

Pas kësaj morëm vesh nga ekranet që ata kishin vendosur të hiqnin nga pjesa e koreografisë fotografine e Bacës Adem duke e lënë të paplotë koreografinë tonë.

Edhe pse ne nuk ishim në shkallët e stadiumit, ajo që ndodhi ditën e djeshme me fshehjen e Bacës Adem ishte një ngjarje e shëmtuar.

Nuk e dimë ende se cili është arsyetimi apo konkluzioni që UEFA na ndalon ti shpalosim heronjtë tanë kombëtar.

Luftrat kanë mbaruar dhe ne jemi për paqe, por mesa duket lobimi serb ka punuar aq fort në UEFA sa për ta larguar tmerrin e tyre, Adem Jasharin nga stadiumi.

Ai është ende gjallë dhe mes nesh, kështuqë do e keni sërish në çdo ndeshje e stadium, doni apo s’doni ju. /Demokracia.com

Të ngjashme