Janë raste të rralla kur lojtarët aktivë të një klubi, sado të rëndësishëm dhe të mirë të jenë, të marrin nderin që ka marrë kapiteni i Dinamos, Arijan Ademi.
Një mural është ndërtuar për nder të Arijan Ademit. Ai u zbulua pranë shkollës fillore “Petrusevac” në Zagreb, transmeton Demokracia.com.
“Nuk ka qenë kurrë praktikë të vlerësohet kaq shumë një lojtar aktiv, por tifozët kroatë vendosën t’i kushtojë një mural kapitenit të Dinamos, Arijan Ademi, i cili gjithmonë ka bërë më të mirën për klubin dhe tifozët. E pamë sezonin e kaluar se sa shumë i mungoi Dinamos, Ademi. Shpresojmë që ai të udhëheqë skuadrën kundër Sevillas si dhe në mbrojtjen e titullit dhe të mbajë me krenari shiritin e kapitenit për shumë vite në vazhdim”, kanë shkruar tifozët.
Ademi mbërriti në Maksimir në vitin 2010 dhe me përkushtimin, besnikërinë dhe cilësinë e tij u bë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bluve në historinë e re të klubit. Që nga viti 2017, ai është kapiten i një klubi. /Demokracia.com
View this post on Instagram