Sport
Tifozët konfirmojnë dashurinë për Romën, mbi 100 mijë regjistrime për bileta kundër Leicester Cityt
Demokracia
11:30 | 21 Prill 2022

Share:

Roma do të përballet me Leicester Cityin për llogaritë e gjysmëfinales së Ligës së Konferencës, ku skuadra e Jose Mourinhos do të kërkojë kualifikimin për në finalen e 25 majit që do të luhet në Tiranë në stadiumin “Air Albania”.

Interesim i lartë për këtë përballje, pasi tifozët e skuadrës italianë kanë bërë “namin” në internet duke u regjistruar për të marrë bileta për të parë duelin nga shkallët e stadiumit.

Sipas “Corriere dello Sport” raportohet se mbi 100 mijë tifozë po presin që të pajisen me një biletë për të parë gjysmëfinalen e 5 majit që do të luhet në ”Olimpico”, kapaciteti i të cilit është 72.698 persona.

Ka edhe pritshmëri të mëdha sigurisht edhe për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Angli.

Rezervimi i biletave online ka nisur sot nga ora 10:00. Tifozët do të përfitojnë një kupon, që më pas do t’u japë mundësinë të blejnë një bileta në Angli, në hyrjen e stadiumit, në një pikë të caktuar për tifozët e “Giallorossi”./Demokracia.com/

Të ngjashme