Sport
Tifozët e Messit i zë mëngjesi para stadiumit, klubi nuk e ka ndërmend të ndryshojë mendim
Demokracia
08:39 | 07 Gusht 2021

Share:

Ndoshta askush nuk donte ta besonte, por tashmë është çdo ditë e vërtetë dhe shumë tifozë të Barcelonës, jo vetëm që sulmuan nëpërmjet rrjeteve sociale, por kishte edhe shumë nga ata më besnikët e Lionel Messit që u mblodhën përpara stadiumit “Camp Nou”, disa e gdhinë madje edhe me qirinj në dorë për të shpresuar se situata mund të ndryshonte.

Por, pas konferencës së djeshme të presidentit Joan Laporta, nuk do të ketë kurrsesi një kthim mbrapa dhe nga sezoni i ardhshëm “Pleshti” argjentinas do të luajë me një tjetër fanellë. Gjithsesi, ajo që është e sigurt do të jetë një ndarje zyrtare mes Mesi dhe tifozërisë së tij.

Laporta në konferencën e djeshme i ka lënë dorë të lirë futbollistit, i cili vazhdon që të heshtë, që të zgjedhë datën dhe mënyrën se si do të dojë të thotë lamtumirë. Dhe ndërkohë, të gjithë presin që të dëgjojnë në ditët në vazhdim dhe deklaratën e legjendës së Barcelonës dhe të futbollit botëror pas lamtumirës.

Të ngjashme