Sport
Tifozët i zbulojnë adresën e shtëpisë yllit të Manchester Cityt, ja çka është i detyruar të bëjë ai
Demokracia
15:21 | 29 Shtator 2021

Share:

Fama e futbollistëve është një jetë e privilegjuar, por nuk mungojnë problemet që sjell ajo. Jack Grilis është detyruar që ta ndërrojë shtëpinë sepse tifozët e Manchester Cityt  kanë zbuluar adresën e tij.

Sulmuesi, i cili u bë këtë verë transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit britanik (erdhi për 100 milionë paund nga Aston Vila), është detyruar që të ndërrojë shtëpi vetëm pak javë pasi u akomodua.

Arsyeja është siguria e tij dhe e së dashurës Sasha Atud.

Një burim tha për “The Sun”, se dyndjet e tifozëve në shtëpinë e 25-vjeçarit për të kërkuar foto dhe autografe e bënë delikate situatën, aq më tepër që e dashura e tij është kërcënuar me jetë pas Europianit. /Demokracia.com

Të ngjashme