Sport
Tifozët e Villarrealit zbarkojnë në Liverpool, nisin këngët disa orë para ndeshjes
Demokracia
15:18 | 27 Prill 2022

Share:

Dhjetra tifozë të Villarrealit janë parë rrugëve të Liverpoolit në prag të ndeshjes kundër skuadrës së Jurgen Klopp në Ligën e Kampionëve.

Villarreali e luan ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit në “Anfield Road”, shkruan Demokracia.com.

Faqja zyrtare e klubit spanjoll ka publikuar pamjet e tifozëve të tyre duke kënduar në një nga sheshet e qytetit të Liverpoolit.


Villarreali është befasia e këtij edicioni në ligën më prestigjioze evropiane për klube duke arritur deri në gjysmëfinale, madje duke eliminuar gjigantët si Juventus e Bayern Munich.

Ndeshja e sontme mes Liverpoolit dhe Villarrealit luhet me fillim nga ora 21:00./Demokracia.com/

Të ngjashme