Sport
Tifozët e Milanit marrin lajme të mira, rikthehet nga lëndimi futbollisti kryesor
Demokracia
22:17 | 15 Shkurt 2021

Share:

Skuadra e Milanit pas humbjes së hidhur në fundjavë, teksa u mposht nga Spezia duke e humbur edhe vendin e parë në renditje, sot ka marrë një lajm të mirë, shkruan Demokracia.com.

Trajneri Stefano Piolin, qysh nga ndeshja e radhës mund të llogarisë në sulmuesin Ante Rebiç, i cili mungoi në ndeshjen e fundjavës, për shkak të një dëmtimi në kofshë.

Ai, tashmë është rikuperuar dhe ditën e sotme është stërvitur me pjesën tjetër të grupit.

Kroati është i gatshëm për ndeshjen e së enjtes ndaj Crvena Zvezdës në Europa Ligë, ku mund të luajë disa minuta, për të qenë gati për derbin ndaj Interit në fundjavë. /Demokracia.com

Të ngjashme