Sport
Tifozët e Milanit dhe Dinamo Zagrebit “qëruan hesapet” pas ndeshjes, një tifoz kroat u ther me thikë
Demokracia
12:53 | 15 Shtator 2022

Share:

Tifozët e Milanit dhe Dinamo Zagrebit kanë pasur një duel të ashpër pas ndeshjes së këtyre dy skuadrave në Ligën e Kampionëve (3:1), pasi janë përplasur fizikisht pranë stadiumit.

Në videon e shfaqur në rrjetet sociale shihet qartë konflikti mes Bad Blue Boys dhe grupit të tifozëve të Curva Sud.

Mediat italiane pas ndeshjes raportuan se një tifoz i Dinamo Zagrebit është goditur me thikë në të pasme dhe është dërguar në spital.

Gjithashtu thuhet se janë arrestuar 13 tifozë të Dinamos pasi kanë pasur me vete thika, shkopinj dhe mjete piroteknike gjatë hyrjes në stadium./Demokracia.com/

Të ngjashme