Sport
Tifozët e Man United penguan transferimin e lojtarit me prejardhje serbe, shkak sharja me nënë ndaj lojtarëve shqiptarë
Demokracia
16:47 | 09 Gusht 2022

Share:

Manchester United ishte seriozisht i interesuar për Marko Arnautoviqin, por klubi vendosi të braktisë transferimin e tij për shkak të presionit të madh të tifozëve.

Për shkak të presionit të madh të tifozëve, United vendosi të dorëzohet dhe do të përpiqet të gjejë një alternativë të re, transmeton Demokracia.com.

Një numër i madh i tifozëve të United, i kanë dërguar email klubit duke i kërkuar të braktisin transferimin e Arnautoviqit, në të kundërtën ata do të anulojnë biletat e tyre në shenjë proteste.

Arsyeja ishte për shkak të gjestit racist dhe skandaloze të Arnautoviqit në mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, kur, sipas disa raportimeve, ai shau dy lojtarët shqiptarë, Ezgjan Alioskin dhe Egzon Bejtullahun, të cilëve dyshohet se u shau nënën e tyre shqiptare në serbisht pas golit.


Pas kësaj, Arnautoviq kërkoi falje ndaj të gjithëve, duke thënë se nuk është racist dhe se ka miq si nga maqedonasit, ashtu edhe nga shqiptarët dhe se nuk është racist, ndërsa faljen e ka shkruar edhe në gjuhën maqedonase edhe në gjuhën shqipe.

Megjithatë, tifozët e United nuk e harruan këtë dhe i bënë presion të madh Arnautoviqit që të mos nënshkruajë për ekipin e tyre./Demokracia.com/

Të ngjashme