Të shtunën zhvillohet një ndeshje shumë e rëndësishme në Superligën e Kosovës në futboll ku ndeshën Drita e Llapi dy rivalë këta në luftë për titullin e kampionit.
Drita që i prinë tabelës do të kërkojë fitoren e radhës në stinorin pranveror pas asaj që e shënoi ndaj Feronikelit në fundjavë, ndërsa Llapi që tashmë seriozisht ka hyrë n ë luftë për titull dëshiron me do kusht ta mbajë hapin me skuadrat e kreut, shkruan Demokracia.com.
Kjo është arsyeja që pritet një lojë shumë e fortë.
Tifozët “Legjendat“ e Llapit tashmë kanë njoftuar se do të udhëtojnë drejt Gjilanit për ta mbështetur skuadrën në këtë takim tejet të vështirë dhe të rëndësishëm për t’u fituar.
Njoftimi i plotë i KF Llapit:
LEGJENDAT ON TOUR?
-Legjenda te shtunen, udhetojm drejt qytetit te Gjilanit ku luan KF Llapi kunder Drites, Udhetojme me 2 autobus drejt Gjilanit, dhe ftojme te gjithe antaret te na bashkangiiten.
Legjenda, grumbullimi fillon ne 10:30 mbrapa stadionit “Zahir Pajaziti” tek hyrja nga Interex, orari eshte strikt dhe duhet te respektohet. /Demokracia.com