Sport
Tifozët e Liverpoolit planifikojnë veprim fenomenal për Ronaldon në “Anfield” pas vdekjes së djalit të tij
Demokracia
16:59 | 19 Prill 2022

Share:

Tifozët e Liverpoolit janë duke planifikuar një minutë duartrokitje në minutën e shtatë për ndeshjen e sotme ndaj Man Unitedit – pas vdekjes tragjike të djalit të posalindur të Cristiano Ronaldos.

37-vjeçari njoftoi dje (e hëne) për vdekjen e djalit të tij, derisa ka konfirmuar lindjen e vajzës tjetër, njoftojnë mediat angleze, përcjell Demokracia.com.

Liverpooli është nikoqir i Man Unitedit sonte në “Anfield” nga ora 21:00 dhe tifozët vendas priten ta bëjnë një veprim fenomenal në nder të Ronaldos.

Një numër i madh i tifozëve kanë konfirmuar se do të duartrokasin në minutën e shtatë për të treguar respekt për Ronaldon dhe partneren e tij, Georgina Rodriguez.

Padyshim kjo tregon solidaritetin e madh të tifozëve të Liverpoolit pas kësaj ngjarjeje tragjike./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024