Sport
Tifozët e Lazios reagojnë për Muriqin pas humbjes nga Juventusi: Pse paguam kaq shumë para për një njeri që luan vetëm tetë minuta?
Demokracia
18:05 | 07 Mars 2021

Share:

Në Serie A, Juventusi mundi Lazion me rezultat 3:1 në një ndeshje ku romakët ishin në epërsi fillimisht 1:0 por më pas u mposhtën.

Vedat Muriqi, sulmuesi i Kosovës luajti vetëm tetë minuta në këtë ndeshje, derisa tifozët nuk ishin të kënaqur me këtë fakt, shkruan Demokracia.com.

Tifozët e Lazios nuk janë të kënaqur me faktin që trajneri Simone Inzaghi i dha Muriqit vetëm tetë minuta hapësirë në këtë ndeshje.

Njëri prej komenteve nga tifozët që erdhi në rrjetet sociale pas ndeshjes ishte:

“A paguam ne 20 milionë euro për një njeri që t’i japim vetëm tetë minuta lojë”.

Kurse, një tjetër shkroi: “Ne paguam aq shumë për Muriqin. Pse ne luajtëm me të vetëm tetë minuta kur kishim nevojë për të shënuar”.

Ndryshe, Muriqi ka bërë 21 paraqitje për Lazion këtë edicion duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar një asistim. /Demokracia.com

Të ngjashme