Sport
Tifozët e klubit të njohur kundër transferimit të Ronaldo, nisin fushatën “ContraCR7”
Demokracia
15:28 | 25 Korrik 2022

Share:

Tifozët e Atletico Madridit janë kundër një transferimi të mundshëm të Cristiano Ronaldos në “Ëanda Metropolitano”.

Duket se asnjë nuk e do më Cristiano Ronaldon, sidomos tifozët që e kanë urryer kur ai u shënonte gola ekipeve që bënin tifo.

E ardhmja e sulmuesit portugez është ende e paqartë, teksa ai ka kërkuar largimin nga Manchester United.

Ronaldo ende nuk ka filluar stërvitjet me “Djajtë e Kuq”, teksa raportohet se ai po e kërkon tashmë një klub të ri, por që ende nuk ka asgjë konkrete.

Pavarësisht nëse ka ndonjë të vërtetë në thashethemet apo jo, një nga klubet e lidhura me transferimin e 37-vjeçarit, është edhe Atletico Madrid. Por tifozët e klubit spanjoll janë shprehur kundër kësaj lëvizjeje, shkaku se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është një ikonë e rivalëve të tyre, Real Madrid.

Duke përdorur hashtagun “ContraCR7” (KundërCR7) në rrjetin social “Tëitter”, shumë “Colchoneros” e kanë bërë të qartë se nuk do ta pranonin transferimin e tij./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025