Sport
Tifozët e Juventusit kryqëzojnë De Ligt dhe De Sciglio: Tradhtarë dhe spiuna
Demokracia
11:37 | 09 Dhjetor 2022

Share:

Fyerje, mesazhe të ashpra dhe akuza. Kjo është ajo që Mattia De Sciglio dhe Matthijs De Ligt po marrin këto orë nga tifozët e Juventusit në rrjetet sociale.

Akuza e fortë është ato iu ka dhënë hetuesve mesazhet e bisedave private të lojtarëve të klubit të Juventusit në kuadër të pretendimit të “manovrës së pagave”.

Një postim i thjeshtë i mbrojtësit të Juventusit, me një foto nga stërvitja dhe fjalët “kthim në punë”, u kthye shpejt në “tabelë qitjeje”, ku vërshuan një lumë ofendimesh. Nga “spiun”, “tradhtar”, te “largohu ugjentisht” dhe “të përbuzim”.

Sipas thashethemeve, dy lojtarët do të kishin dhënë pamjet e disa bisedave shumë të rëndësishme, përfshirë atë në të cilën kapiteni i atëhershëm Giorgio Chiellini shpjegoi detajet e marrëveshjes për shtyrjen e pagave (heqja dorë nga rroga 4 mujore duke ditur se 3 do të rikuperoheshin) dhe kërkoi që gjërat të mos bëhen publike. Akuza është, pra, se dy mbrojtësit kanë cenuar besnikërinë dhe besimin e ekipit bardhezi.

Mbrojtësi italian i krahut ishte një nga lojtarët e fundit të thirrur për të dhënë deklaratat e tij, duke ofruar më pas materialin e kërkuar në Prokurorinë Publike të Torinos. Një situatë e vështirë sidomos për De Sciglio, një lojtar i Juves, ndryshe nga De Ligt që u largua nga klubi bardhezi në verë.

Mirëpo, gjesti i tij nuk duket se ka ndryshuar marrëdhëniet me skuadrën, as me bashkëlojtarët e as me stafin teknik. Allegri ende e konsideron atë pjesë të grupit të tij elitar. Situata totalisht ndryshe e marrëdhënies me fansat u rindërtua vetëm në sezonin e fundit falë paraqitjeve të tij të mira. /Demokracia.com

Të ngjashme