Sport
Tifozët e Irlandës së Veriut vendosin flamurin e Kosovës në mesin e banerëve të shumtë të tyre në Prishtinë
Demokracia
20:24 | 08 Qershor 2022

Share:

Respekti i ndërsjelltë mes tifozëve kosovarë dhe atyre të Irlandës së Veriut në Prishtinë shihet kudo në sheshet e kryeqytetit gjatë të mërkurës.

Që nga orët e hershme të mëngjesit, tifozë të shumtë nga Irlanda e Veriut kanë zbarkuar në Prishtinë, një ditë para duelit me Kosovën në Ligën e Kombeve, raporton Demokracia.com.

Dhjetra nga ta kanë zënë vendet në lokale të ndryshme në qendër të Prishtinës, teksa argëtohen me birra dhe këngë të tyre.

Irlandezo-veriorët treguan respektin për Kosovën dhe popullin e saj në disa raste gjatë qëndrimit të tyre në vend.

Në mesin e shumë banerëve të Irlandës së Veriut të vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” nga ta, ndodhet edhe flamuri i Kosovës.

Demokracia.com ju sjell pamje nga sheshi i Prishtinës./Demokracia.com/

Të ngjashme