Futbollistët e Dynamo Kievit u kualifikuan në xhiron e 3-të të kualifikimit në Ligën e Kampionëve, ata kaluan një ndeshje të vështirë jashtë fushe në Stamboll, ku mposhtën Fenerbahçen pas kohës shtesë (2:1).
Kjo sfidë u përcoll edhe më një moment të turpshëm nga tifozët turq të cilët kënduan duke përmendur emrin e presidenti Vladimir Putin i cili para më shumë se katër muajve dha urdhër për pushtimin e Ukrainës nga Rusia, shkruan Demokracia.com.
Dynamo Kiev realizoi golin e fitores në vazhdime, saktësisht në minutën e 114-të me anë të Karavaev.
Goli i ukrainasve irritoi tifozët e klubit turk që filluan të brohorasin emrin e Vladimir Putinit.
Sigurisht, veprimin e tifozëve pritet ta vuaj klubi nga Stambolli ndaj të cilit UEFA pritet të marrë masa të rënda.
Mëposhtë mund ta shikoni momentin./Demokracia.com/