Sport
Tifozët e ekipit të Premierligës me këngë për Zouman, lojtarin që shqelmoi macet javë më parë
Demokracia
13:42 | 11 Prill 2022

Share:

Tifozët e Brentford ia kushtuan një këngë tallëse Kurt Zoumas, lojtarit që shqelmoi disa mace para disa javësh.

Mbrojtësi i West Ham United pësoi një lëndim në takimin e të dielës, kur u detyrua ta linte fushën.

Zouma luajti vetëm 29 minuta para se të merrte një dëmtim në kyçin e këmbës që e detyroi të largohej, me David Moyes që e zëvendësoi atë me Issa Diop.

Ndërsa mjekët e West Ham trajtuan francezin, mbështetësit e Brentford lëshuan një këngë për Zouman.

“Lëre atë, ule poshtë, përmbyse atë”, ishin vargjet e këngës së tifozëve anglezë drejtuar futbollistit Zouma.

Kurt Zouma mori vëmendjen e botës së futbollit javë më parë kur u pa në disa pamje teksa shqelmonte disa mace në shtëpinë e tij.

Zouma nuk shpëtoi pa gjobitje dhë dënim nga klubi për gjestin e bërë./Demokracia.com/

PAMJET

Të ngjashme