Tifozët e Drenicës “Shqiponjat e Zeza” janë vendosur në rrugën që çon për në Prekaz.
Ata kanë deklaruar se nuk do të lejojnë asnjë autobus me studentë nga Universiteti Veror i Prishtinës, që të shkojë për në Kompleksi Memorial në këtë fshat.
Kjo për shkak të një vizite të paralajmëruar nga një grup i studentëve nga Serbia.
Tifogrupi nga Skenderaj përmes një postimi në faqen zyrtare kanë bërë të ditur se vizita e studentëve serbë në Prekaz është anuluar, megjithatë ata kanë vendosur të qëndrojnë aty gjatë ditës, shkruan Demokracia.com.
Postimi i plotë:
Shqiponjat e zeza të përkrahura nga qytetarët dhe pjestarë të organizatës së veteranëve u mblodhën sot për të bllokuar hymjen që qonë drejtë Memorialit të Prekazit.
Edhe pas informacionit nga Policia e Kosovës (atyre që ishin prezent në turmë) se vizita e studentëve që kishte edhe studentë serb është anuluar për shkak të reagimit tonë publik, Shqiponjat e zeza do të jenë prezente gjatë tërë ditës në vëzhgim të qytetit dhe Prekazit në mënyrë që nëse informacioni nuk është i saktë të pengojnë hyrjen e tyre.
Çdo moment e më shumë po na u bashkohen njerëz andaj Faleminderit shumë nga ju./Demokracia.com/