Tifozët nacionalistë serbë të Crvena Zvezdes kanë vazhduar me veprimet skandaloze, ku këtë herë nderuan terroristët e vrarë në Banjskë dhe bën thirrje “Kosova është Serbi”.
Siç raporton mediumi “Telegraf.rs”, tifozët e shpalosen një baner ku shihej fotoja e Stefan Nedejkovicit, që ishte tifoz i klubit si dhe njëkohësisht një nga të vrarët në Kosovë.
Krahas fotografisë së madhe, në pankarta u shfaqen emrat e dy terroristëve tjetër të vrarë si Igor Mienkovic dhe Bojan Mijailovic.
Ndër të tjera, nuk munguan as thirrjet “Kosova është Serbi”, si dhe “Vrite, prite, që shqiptari të mos ekzistojë”, gjithnjë në bazë të raportit të mediumit serb.
Coreography of Delije pic.twitter.com/ea9EK9arof
— Kalabaster (@KalabasterJak) October 4, 2023
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga shtëpia e futbollit UEFA, që ka qenë dënuar klubin serb edhe më parë për të njëjtat arsye.