Sport
Tifozët e Chelseat dhe Man Cityt takohen dhe përleshen në Madrid, intervenon policia
Demokracia
19:24 | 12 Prill 2022

Share:

Tifozët e Chelseat dhe Manchester Cityt janë përleshur ashpër në kryeqytetin e Spanjës, në Madrid.

Tifozët e dy klubeve angleze janë takuar në kryeqendrën spanjolle, ngase sonte Chelsea përballet me Real Madridit, kurse City nesër luan si mysafir i Atletico Madridit, njoftojnë mediat e huaja, përcjell Demokracia.com.

Përleshjen e kanë ndalur pjesëtarët e policisë spanjolle të cilët kanë ndërhyrë duke shpërndarë tifozët e mbledhur në një nga sheshet e Madridit.

Rivaliteti mes tifozerive në Angli shpeshherë ka sjell skena të dhunshme të përplasjeve të tyre mesvete.

Chelsea dhe Manchester City janë dy klube që kanë rivalitet mes vete sikur në fushë, ashtu edhe në tribuna mes tifozëve.

PAMJET:

Të ngjashme