Sport
Tifozët e Atleticos provokuan Ronaldon në “Old Trafford”, thërrasin në kor emrin e Messit
Demokracia
22:01 | 15 Mars 2022

Share:

Tifozët e Atletico Madridit u përpoqën ta çesin nga kontrolli yllin e Manchester United, Cristiano Ronaldon përpara takimit me skuadrën e tyre në Ligën e Kampionëve.

“Kuqebardhët” nga kryeqendra e Spanjës teksa lojtarët po ngroheshin para përballjes filluan ta thërrisnin emrin e Messit, rivalit kryesor të Cristiano Ronaldos ndër vite, shkruan Demokracia.com.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i shumë tifozëve anglezë të pranishëm në stadium të cilët filluan me brohoritje kundër tifozëve spanjollë.


Ndryshe, në “Old Trafford” është mbyllur pjesa e parë me epërsinë e Atletico Madridin 0-1.

Skuadra nga kryeqyteti spanjoll siguroi epërsinë katër minuta pa përfunduar koha e rregullt kur realizoi me kokë, Lodi.

Ky i fundit e shfrytëzoi një top nga krahu i djathë i francezit, Griezmann.

Ndryshe, kjo sfidë i takon fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. /Demokracia.com/

Të ngjashme