Sport
Tifozeritë e Tiranës bojkotojnë derbin lokal ndaj Dinamos, kjo është arsyeja
Demokracia
18:09 | 24 Janar 2022

Share:

Tirana Fanatics dhe Capital Crew janë mbështetësit e skuadrës më të trofeshme në Kategorinë Superiore, KF Tiranës.

Dy tifozeritë në prag të ndeshjes derbi në mes të Tiranës dhe Dinamos, nuk do të jenë prezent në ndeshje për të përkrahur klubin e tyre të zemrës.

Tifozeritë në Shqipëri nuk po pajtohen me vendimin e FSHF-së që të gjithë ata që duan të jenë brenda stadiumeve, duhet të tregojnë identitetin e tyre.

“Tirona Fanatics nuk do jetë prezent sot për të mbështetur ekipin e zemrës.Përvec kartave ID që do kërkohen për cdo tifozë, do jetë një listë me mbi 120 emra ku do ti mohohet e drejta për të hyrë ne stadium , policia i konsideron këta tifoze si kriminelë”, thuhet në njoftimin e Tirona Fanatics.


Raste të tilla janë ndëgjuar dhe në Itali, ku disa nga tifozeritë nuk kanë pranuar të tregojnë kartën e identitetit./Demokracia.com/

Të ngjashme