Sport
Tifogrupi i Gjilanit “shpërthen” pas humbjes në Klinë, kërkojnë dorëheqje
Demokracia
17:11 | 24 Prill 2022

Share:

Tifogrupi i SC Gjilanit “Skifterat” kanë reaguar ashpër pas humbjes në Klinë nga Dukagjini.

Gjilani pësoi humbje 2:0 në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit kosovar, duke bërë hap të madh prapa në luftën për titull të kampionit, shkruan Demokracia.com.

Skifterat në një postim në faqen e tyre zyrtare kanë kërkuar dorëheqjen kolektive nga më shumë se një person në klub.

“Një strukturë që në fund të rrugëtimit rezulton se ka dështuar në menaxhim të projektit, në fushën e mbrojtjes të së drejtave ligjore të klubit, në përgatitjen fizike të fondit të bollshëm të lojtarëve e deri në organizimin e dobët të ndeshjeve. I vetmi hap i duhur do të ishte dorëheqja kolektive si akt moral. Ose ndoshta, koha e presidentit për të kërkuar përgjegjësi”, kanë shkruar “Skifterat”./Demokracia.com/

Të ngjashme