Lajme
“Ti je k**vë, gjysma e Pejës janë frajerat e tu” – Dosja që tregon për dhunën psikike që Edmondi kishte ushtruar ndaj gruas së tij Gjyljeta Ukella
Demokracia
15:37 | 16 Prill 2024

Share:

I dyshuari për vrasjen e gruas së tij në Pejë, kishte një të kaluar në polici. Gjykata Themelore në Pejë ka konfirmuar për se, Edmond Lajqi i dyshuar për vrasjen gruas në Pejë, me 1 shkurt të vitit 2022 është shpallur fajtor për dhunë në familje.

Insajderi ka arritur ta sigurojë edhe aktakuzën e Gjykatës Themelore në Pejë të vitit 2021.

Në aktakuzën e 5 tetorit 2021 theksohet se Lajqi ka ushtruar kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Aty thuhet se ai kishte kryer dhunë psiqike ndaj Gjyljeta Ukellës, duke e fyerë me fjalë si “ku*v”, “gjysma e Pejës janë frajerat e tu”.

“Pikërisht ne shtëpinë e tij, ushtron dhunë psiqike ndaj bashkëshortes të tij, të demtuarès Gjyljeta Ukella, ne atë mënyrë që, ditën kritike pas një zënke verbale qe kishin në mes veti, (për shkakë se i pandehuri ka 3-4 vite vazhdimisht e ofendon me fjalë të dëmtuarën ) duke i thënë se “ti je krvè, vëllai yt po don me të nda dhe me të martu me miqasin e tij, gysma e Pejës, janë frajerat e tu, e shumë fjalë të tjera, ku e njëta e lajmëron rastin ne polici“, thuhet në aktakuzë.

Ndryshe Gjykata Themelore në Pejë ka konfirmuar se, i dyshuari për vrasjen gruas në Pejë, me 1 shkurt të vitit 2022 është shpallur fajtor për dhunë në familje.

Sipas gjykatës, ai ishte dënuar fillimisht me tre muaj burg, por që pas kërkesës kjo masë i është zëvendësuar me gjobë në shumë prej treqind (300) euro.

“Lidhur me pyetjen e parashtruar nga ana juaj, për të kaluarën kriminale të personit të dyshuar për vrasjen e gruas së tij në Pejë, ju njoftojmë se i njejti me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ttë datës 01.02.2022, është shpall fajtor për vepër penale dhuna në familje nga neni 248 par.1 të KPRK-së, për të cilën vepër I është shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej njëqind (100) euro, të cilën gjobë është obliguar që t’a paguaj në afat prej tre (3) muaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit si dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) muaj, I cili dënim me kërkesën e të pandehurit I është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumë prej treqind (300) euro, e të cilin dënim është obliguar t’a paguaj jo më vonë se tre (3) muaj pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm. Ndaj aktgjykimit palët nuk kanë ushtruar ankesë, andaj aktgjykimi ka marrë formën e prerë me datë 25.02.2022 dhe i dënuari pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në tërësi e ka paguar dënimin me gjobë. Me respekt, Gjykata Themelore në Pejë”, thuhet në përgjigjen e Gjykatë.

Gjyljeta Ukella dyshohet se u privua nga jeta nga bashkëshorti i saj sot rreth orës 08:15, në banesën e tyre në qendër të Pejës.

Rasti u konfirmua nga organet e drejtësisë, të cilët kanë thënë se tashmë është duke u intervistuar i dyshuari, Edmond Lajqi.

Për Gazeta Insajderi, ka folur shkurtimisht edhe vëllai i Gjyljeta Ukellës.

Ai ka thënë se i dyshuari për vrasje, bashkëshorti i saj ka qenë në depresion.

Sipas tij i Edmond Lajqi ka probleme edhe lëndët narkotike.

“Hala se dim çka ka ndodh, a është dorëzuar dorasi në polici. Dhandrri u kanë në depresion. Me aq sa kemi njohuri dhune fizike nuk ka pas. Mbi 4-5 herë e ka denoncuar. Dhune psiqike ka pas. Ka qenë narkoman”, tha ai.

Të ngjashme