Sport
Thyhet dritarja e avionit gjatë fluturimit, shpëtojnë mrekullisht lojtarët e klubit të njohur italian
Demokracia
17:31 | 29 Janar 2023

Share:

Ndeshja u shty me një ditë për Palermon për shkak të një problemi në fluturimin, që duhej të transportonte ekipin në Romë.

Avioni u detyrua të kthehej në aeroportin e kryeqytetit sicilian menjëherë pas ngritjes. Frikë dhe tension në bord, por fatmirësisht pa pasoja. Ajo që ndodhi e shndërroi fluturimin në një makth të vërtetë. Në fakt, pak minuta pas ngritjes, një dritare e avionit u thye.

Kjo situatë emergjente e detyroi ekuipazhin të kthehej në aeroportin Falcone e Borsellino në mes të natës.

Fluturimi i dytë (ai për në Pescara), u nis vetëm në orën 3 të mëngjesit. Kështu që, Palermo mbërriti në qytet në dritën e parë të agimit.

Kjo është arsyeja pse Palermo kishte nisur tashmë negociatat me Lega di Serie B dhe Ascoli, për shtyrjen e ndeshjes.

Ndaj edhe njoftimi zyrtar për shtyp ka mbërritur gjatë natës. Ndeshja është shtyrë për 24 orë dhe do të luhet të dielën në orën 14.00.

Të ngjashme