ShowBiz
Thyen rregullat e BBVA: Vëllai i madh fut në “burg” Oltën, Luizin, Maestron dhe Kristin
Demokracia
08:06 | 12 Shkurt 2023

Share:

Në mbrëmjen e së shtunës ka pasur penalizime në Big Brother VIP Albania.

Më saktësisht, banorët: Luiz Ejlli, Olta Gixhari, Maestro dhe Kristi Dragot, janë dënuar për shkak se gjatë javës kanë diskutuar për nominimet.

Duke qenë se me këtë që kanë bërë kanë thyer një prej rregullave absolut të BBVA, katërshja janë dënuar nga vëllai i madh.

Atyre u është kumtuar lajmi se do të futen në ‘Burg VIP Brother’ – një hapësirë e izoluar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Ata do të qëndrojnë aty për 48 orë, gjersa janë paralajmëruar masa më të mëdha ndëshkuese nëse do t’i thyejnë përsëri rregullat.

Kjo ka ngacmuar shumë imagjinatën e shikuesve të programit, duke marrë parasysh faktin se brenda katër banorëve të dënuar ka mjaft “armiqësi”.

Të ngjashme