ShowBiz
Thyen heshtjen| Kristi Aliaj flet për herë të parë për marrëdhënien me të dashurën e përfolur, Zazën
Demokracia
15:17 | 22 Maj 2023

Share:

Kristi Aliaj është njëri nga finalistët e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Ai u komentua tejet shumë për qëndrimin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri për shkak të stilit të veçantë që kishte.

Sa ishte në BBVA, Kristi u tha se kishte lënë një lidhje pezull jashtë, ndërkohë që nisi një njohje me ish-banoren Keisi Medini.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti së fundmi ka qenë i ftuar në “Dielli apo Hëna” ku ka folur për marrëdhënien me Zazën.

Aliaj u shpreh se është mbyllur muhabeti me Zazën dhe nuk ka folur më me të edhe pasi ka dalë nga shtëpia.

Pjesë nga biseda me moderatoren Nevina Shtylla:

Nevina Shtylla: Na zbulo të vërtetën e këtij raporti një herë e mirë dhe nëse ke kontaktuar me të pas daljes nga shtëpia e “Big Brother” apo jo?

Kristi: Jo është mbyllur, ka mbaruar.

Nevina Shtylla: Keni kontaktuar?

Kristi: Fare.

Nevina Shtylla: As nëpërmjet ndonjë personi të afërt?

Kristi: Asgjë.

Nevina Shtylla: Na shpjego si qëndron i gjithë misteri.

Kristi: S’ka mister, e bëni ju mister.

Nevina Shtylla: Në duam të dimë, jemi kuriozë.

Dea Mishel: Ajo vajza ishte shumë e bukur se e pashë dhe unë.

Nevina Shtylla: Na zbulo çfarë e kishe?

Krisit: E kisha të dashur.

Nevina Shtylla: Pse u mërzit aq shumë, i kishit lënë gjërat pezull?

Kristi: Jo, ishte tjetër gjë, ishte e komplikuar situata, por ka mbaruar, s’ka mistere, ka mbaruar.

Edi Manushi: O Kristi çfarë kombësie kishte ajo se jam kurioz?

Kristi: Jetonte në Gjermani.

Të ngjashme