Tash e një kohë kanë qarkulluar thashetheme se aktorja Andra Day dhe aktori Brad Pitt janë në një lidhje dashurie, por aktorja ka mohuar këtë gjë.
Thashethemet për një lidhje të mundshme filluan kur dyshja u panë së bashku në Academy Awards 2021 po në një intervistë për ET, aktorja 36-vjeçare tha se ata ishin takuar për herë të parë dhe nuk e njohin njëri tjetrin, shkruan Demokracia.com.
Sidoqoftë, ajo shtoi se aktori ishte i shkëlqyeshëm, super i talentuar dhe i mrekullueshëm.
Kujtojmë se Andra Day fitoi çmimin “Aktorja më e mirë” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “BET 2021”. /Demokracia.com/