Auto&Tech
Thuani lamtumirë djersës: Sony sjell në treg ‘kondicionerin që mund të vishet’
Demokracia
21:48 | 22 Prill 2021

Share:

Reon Pocket 2 është deri në dy herë më i ftohtë

Sony ka njoftuar një produkt përcjellës për Reon Pocket, “kondicionerin që mund të vishet” i cili mund të kontrollohet me aplikacion të cilin e lansoi vitin e kaluar.

Reon Pocket 2 duket pak a shumë i njëjtë me modelin origjinal, por pjesët e brendshme të dizajnuara rishtas mund të arrijnë deri në dyfishin e nivelit të thithjes së nxehtësisë, sipas Sony, duke rezultuar në një performancë më të fuqishme të ftohjes, transmeton Demokracia.com.

Sony gjithashtu thotë se në Reon Pocket 2 është përmirësuar mbrojtja e djersës, duke e bërë atë më të përshtatshëm.

Kompania ka partneritet me markat e veshjeve sportive duke përfshirë Le Coq Sportif, Munsingwear dhe Descente për të prodhuar një sërë veshjesh të golfit që përmban xhepa për të futur pajisjen.

Sony ka dizenjuar gjithashtu rripat e qafës si aksesorë në mënyrë që Reon Pocket të përdoret me rroba të rregullta. Më parë, do të duhet të blini bluzë me xhepa të brendshëm nga Sony.

Reon Pocket 2 ka dalur në shitje në Japoni për 14,850 jen (rreth 138 dollarë), ndërsa për vendet e tjera nuk ka ende ndonjë informacion. /Demokracia.com/

Të ngjashme