Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci i cili veç dy ditë më parë u mbajt për plot pesë orë në Prokurorinë Speciale për intervistim si i dyshuar për dhënien e kontratës së fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore, ka thënë se çka raportohet në media, nuk i merr serizoisht e as s’i të vërteta, shkruan Reporteri.net.
E pikërisht para atyre që s’ju beson, ai tha se është në interes për të që të zbardhet çdo detaj nga drejtësia për të gjitha siç i quajti “pretendimet” që ata mund t’i kenë.
“Ajo çka raportohet në media nuk e marrë seriozisht as të vërtetë. Mendoj që është në itneres të Kosovës, e më shumë në interes për mu është që mu zbardh në çdo detal për pretendimet që i kanë mekanizmat e drejtësisë. Unë jam libër i hapur për krejt veprimet për aq sa mu mka taku si ministër, edhe me kaq e përmbylli krejt këtë temën çka u diskutu”, tha Peci para gazetarëve.
/Reporteri.net/