Lajme
Thomas Waitz: Të Gjelbërit evropian me gëzim e priten lajmin për liberalizimin e vizave për kosovarët
Demokracia
17:38 | 18 Prill 2023

Share:

Thomas Waitz, deputet i të Gjelbërve në Parlamentin Evropian dhe bashkëkryetar i Partisë së Gjelbër Evropiane, tha se sot është ditë gëzimi për shkak të vendimit të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Sot është ditë gëzimi për Kosovën dhe qytetarët e saj. Pas vitesh bllokadë në Këshill, Parlamenti Evropian më në fund miraton sot liberalizimin e regjimit të vizave për vendin më të ri në Evropë. Ky hap në rrugën e Kosovës drejt BE-së është shumë i vonuar. Të Gjelbrit kanë vite që e mbrojnë këtë dhe do të vazhdojnë të mbështesin rrugën e Kosovës drejt BE-së”, tha Waitz në një koment të shkurtër, transmeton Demokracia.com.

Të Gjelbërit Evropianë e mbështetën fuqishëm liberalizimin e vizave për Kosovën, duke përfshirë edhe paraardhësen e Waitzit në Parlamentin Evropian nga të Gjelbrit austriakë, Urlika Lunaçek, e cila ishte gjithashtu raportuese e PE-së për Kosovën (këtë pozicion e mban tani Viola von Cramon).

Parlamenti Evropian vendosi se kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian nga 1 janari i vitit 2014.

Të ngjashme