Parlamenti Evropian sot ka miratuar dosjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Eurodeputeti holandez Thjis Reuten, i cili është raportues për vizat e Kosovës në PE, pas këtij miratimi tha se më në fund e realizuan një premtim të vonuar për Kosovën.
“Parlamenti Evropian jep dritën jeshile përfundimtare për udhëtimin pa viza në BE për Kosovën. Krenar që më në fund e realizuam këtë premtim të vonuar të BE-së për qytetarët e Kosovës. Ju jeni pjesë e Evropës! Tani mund të hapim kapitullin tjetër duke ndërtuar më tej të ardhmen tonë të përbashkët evropiane”.
European Parliament gives final green light to visa free travel to the EU for Kosovo 🇽🇰!
Proud we have finally delivered on this long overdue EU promise to the citizens of Kosovo. You are part of Europe! Now we can open the next chapter further building our shared 🇪🇺 future. pic.twitter.com/Db1zNOq8LM
— Thijs Reuten 🇪🇺🌹 (@thijsreuten) April 18, 2023
Në seancën e sotme, kryetarja e PE-së, Roberta Metsola, tha se s’ka pasë kundërshtime për këtë çështje.
“Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit dhe asnjë amendament. Prandaj, qëndrimi i Këshillit është miratuar dhe akti i propozuar është miratuar”, tha Metsola.
Të nesërmen do të jetë ceremonia e nënshkrimit për ligjin e ri ku prezentë do të jetë vetë Metsola, Jessika Rosëall, ministre suedeze e BE-së që përfaqëson presidencën e Këshillit të BE-së. Po ashtu, të ftuar janë edhe kryetari i LIBE, Juan Fernando López Aguilar dhe raportuesi për vizat e Kosovës, eurodeputeti Thijs Reuten, raporton Gazeta Express.
Sipas vendimit të dakorduar të institucioneve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga 1 janari 2024.
Procedura e vetme e mbetur pas miratimit nga PE është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.