Lajme
Thirrja e Zelenskyt| Rusisë t’i hiqet e drejta e votës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Demokracia
11:57 | 27 Shkurt 2022

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po bën thirrje që Rusisë t’i hiqet e drejta e votës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke shtuar se veprimet kriminale të Rusisë në Ukrainë janë në prag të “gjenocidit”.

Rusia (dhe para saj BRSS) është një nga pesë vendet që që nga viti 1945 ka qenë anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke i dhënë asaj të drejtë të fuqishme vetoje mbi çdo rezolutë “përmbajtësore” që shqyrtohet nga ky organ, raporton BBC.

Të premten Rusia përdori të drejtën e vetos për të bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që dënon agresionin e Moskës dhe kërkon tërheqjen e saj nga Ukraina.

Këshilli, i cili u krijua pas Luftës së Dytë Botërore për të shmangur konfliktet e ardhshme dhe për të promovuar paqen, ka katër anëtarë të tjerë të përhershëm: SHBA, MB, Franca dhe Kina.

Të ngjashme