Lajme
Thirrja e ambasadës së SHBA-së për shtetasit amerikanë, “Shmangni protestën”
Demokracia
17:09 | 10 Nëntor 2022

Share:

Shtetasve amerikanë u kërkohet që të shmangin Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ gjatë protestës së thirrur nga opozita.

Mesazhi u është përcjellë nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

“Edhe pse shumë prej këtyre protestave janë paqësore, – thuhet në mesazhin e Ambasadës së SHBA-, situata mund të ndryshojë shpejt dhe në mënyrë të paparashikuar. Informohuni nga mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese për informacionet më të fundit”, mbyllet mesazhi.Opozita ka thirrur protestën të shtunën në orën 16:00. Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të përshkallëzojnë format e protestës, deri në mosbindje civile, ndërsa kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përjashtuar mundësinë që protesta të jetë e dhunshme.

Tubimi i 12 nëntorit është i pari i thirrur nga opozita që pas atij të 7 korrikut.

Të ngjashme