Lajme
Thirrën zjarrfikësit pasi u bllokuan në ashensor, por dolën pa pasur nevojë për intervenim
Demokracia
16:22 | 31 Maj 2025

Share:

Disa persona kanë mbetur të bllokuar brenda ashensorit të një banesë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Lidhur me rastin, për Klankosova.tv është deklaruar komandanti i Zjarrfikësve në komunën e Prishtinës, Malë Gashi.

Ai tha se në kohën kur zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes, nuk ka qenë e nevojshme intervenimi, pasi deri në atë kohë, personat që kishin ngecur në lift, ishin liruar.

“Informacionin e kemi pranuar në ora 14:40. Kur ekipet kanë arritë në vendin e ngjarjes, ishin liruar, nuk ka pas nevojë për të intervenuar”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Të ngjashme