Lajme
Therje me thikë në Gjilan
Demokracia
10:30 | 09 Qershor 2022

Share:

Një person është arrestuar dje nën dyshimet se ka therë me thikë viktimën mashkull në fshatin Llashticë të Gjilanit.

Rasti në polici është hapur si “lëndim i rëndë trupor”, teksa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka therrur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme