Lajme
Therja me thikë në Ferizaj: Lirohet personi që u prangos dje si i dyshuar, arrestohet një tjetër që ishte i dënuar për vrasje të rëndë
Demokracia
12:17 | 12 Nëntor 2024

Share:

Një person dyshohet se dje theri me thikë katër persona në Ferizaj.

Prokuroria në Ferizaj, në një përgjigje për T7, ka thënë se 59 vjeçari që u arrestua dje është liruar, ndërsa një person tjetër është arrestuar sot.

Prokuroria thotë se i dyshuari ka qenë i dënuar për vrasje të rëndë.

“Personi qe është arrestu mbrëmë si i dyshuar është liruar, ndërkohë sot Policia ka arrestuar F.I i dyshuari për vrasje të rëndë në tentativë, i njëjti ka qene i dënuar për vrasje të rëndë”, kanë thënë nga Prokuroria.

Të ngjashme