Një djalë 17-vjeçar shqiptar është goditur me thikë në Firence të Italisë dy ditë më parë teksa dy të panjohur tentuan ta vidhnin.
I riu shqiptar u bllokua mes një ndalese tramvaji ku ai zbriti. Të dy autorët e goditën me thikë fillimisht në këmbë, pastaj në gjoks për t’i marrë portofolin dhe sende të tjera personale.
17-vjeçari i gjakosur ka arritur të telefonojë ambulancë të cilët më pas është shoqëruar në urgjencën e spitalit Careggi.
U njoftua edhe policia, e cila me ndihmën e një përkthyesi kishte shpjeguar ngjarjen. Djali flet vetëm shqip dhe për këtë arsye ishte e vështirë të rindërtoheshin faktet dhe të identifikohej pika e sulmit.
Ndërkohë policia italiane vazhdon hetimet.