Lajme
Theret një person në qendër të Prishtinës, Policia arreston të dyshuarin
Demokracia
22:27 | 09 Maj 2025

Share:

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi me mjet të mprehtë sonte rreth orës 22:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari për këtë rast është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Sonte, rreth orës 22:00, kemi pranuar informacion për një lëndim trupor të ndodhur në sheshin ‘Zahir Pajaziti’. Sipas të dhënave fillestare, një person ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë. I lënduari është dërguar për trajtim, ndërsa policia ka arrestuar një të dyshuar lidhur me rastin,” ka deklaruar Ahmeti.

 

 

Të ngjashme