Lajme
Theret një person me thikë në qendër të Mitrovicës
Demokracia
14:20 | 20 Gusht 2023

Share:

Një person me inicialet S.J. është therur me thikë dhe po trajtohet në spitalin e Mitrovicës, ndërsa është jashtë rrezikut për jetë.

Ngjarja ka ndodhur sot ( e diele) rreth mesditës afër postës kryesore në Mitrovicë.

Mësohet se incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje të çastit në mes të disa personave.

KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me policinë në Mitrovicë, por ata nuk janë përgjigjur.

Deri tani nuk dihet motivi i saktë i kësaj ngjarje dhe nëse policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin.

Të ngjashme