Lajme
Theret me thikë politikani opozitar i Turqisë
Demokracia
07:40 | 08 Dhjetor 2022

Share:

Ozturk Yılmaz, Kryetari i Partisë së Inovacionit, u sulmua me thikë në zyrën e tij.

Mësohet se Yilmazit është goditur tre herë me thikë dhe është alivanosur, por gjendjen shëndetësore e ka të mirë.

Ai pas incidentit ka deklaruar se “janë njerëzit e Erdoganit ata që kryen sulmin”, raporton t24.

“Kjo është një çështje politike, jo një çështje gjyqësore. Unë jam këtu, do të vazhdojë edhe më i fortë”, shtoi ai.

Në deklaratën e Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë (EGM) së Stambollit, bëhet e ditur se është kapur sulmuesi Serhat K.

Të ngjashme