Lajme
Theret me thikë një person në Vushtrri, arrestohet i dyshuari
Demokracia
12:32 | 06 Gusht 2023

Share:

Një person në Vushtrri është therur me thikë dhe i dyshuari për këtë rast është arrestuar.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me një mjet të mbrehtë  viktimen mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

Të ngjashme