Lajme
Theret me thikë një person në Prizren
Demokracia
08:51 | 02 Qershor 2022
Ilustrim

Share:

Pasditen e djeshme është therur me thikë një person në Prizren.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pasditen e djeshme në rrugën “Ali Hadri” në Prizren janë arrestuar dy persona pasi që të njëjtit e kanë therur me thikë një person tjetër.

Sipas njoftimit, viktima është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Demokracia.com/

Të ngjashme