Një person është therur me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra është dërguat në QKUK për tretman mjekësor në lagjen Dardania në Prishtinë.
Rreth orës 14:00 një person është therur me thikë dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pas plagëve të marra, shkruan Demokracia.com.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në lagjen Dardania në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor jugu kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.
Ahmeti me tej tha se aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen./Demokracia.com/