Lajme
Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar
Demokracia
08:47 | 18 Qershor 2023
Ilustrim

Share:

Një person në Prishtinë është therur me thikë, me ç’rast janë arrestuar dy të dyshuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se personi që është therur ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Rr. Fehmi Agani, Prishtinë 16.06.2023 – 21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Demokracia.com

Të ngjashme