Lajme
Theret me thikë një person në Prishtinë
Demokracia
19:27 | 24 Shkurt 2023
Ilustrim

Share:

Një person është therur me thikë këtë të premte në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës  18 :30, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘2 Korriku’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

“Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, ka përfunduar Ahmeti./Demokracia.com/

Të ngjashme