Lajme
Theret me thikë një person në Istog, arrestohen tre të mitur
Demokracia
10:31 | 27 Nëntor 2022
Ilustrim

Share:

Tre persona të mitur janë arrestuar mbrëmë në Istog, pasi që të njëjtit, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar, të cilit i kanë shkaktuar lëndime.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Istog 25.11.2022 – 19:25. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) pasi që të njëjtit, dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar fizikisht  me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet se është përdorur në rast”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme